Zyrtare: Dortmundi nuk pranon t’i bashkohet skuadrave të Superligës Evropiane
Skuadra e Dortmundit ka vendosur që të mos i bashkohet 12 skuadrave të tjera për të themeluar Superligën Evropiane.
Sipas kryetarit të Dortmundit, Hans-Joachim Watzke klubi gjerman nuk i bashkohet kauzës me skuadrat e tjera për ligën e re, shkruan IndeksOnline
“Klubet dëshirojnë të zbatojnë reformën e planifikuar të Ligës së Kampionëve. Planet për të përkrahur Superligën Evropiane janë refuzuar”, tha CEO i BVB Watzke.
Official: Borussia Dortmund have just announced that they’re *not* joining the #SuperLeague. ?⚫️ #BVB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 19, 2021
“The clubs wants to implement the planned reform of the UEFA Champions League. The plans to found a Super League have been rejected”, BVB CEO Watzke said.
Kujtojmë se klubet si AC Milan, Arsenal , Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën.