75 Mall Live Search
18:09 / E Martë, 20 Prill 2021 / A. A

Brenda dy ditësh, mbi 114 mijë tifozë nënshkruajnë peticionin kundër Superligës Evropiane

Pas themelimit të Superligës së Evropës, reagimi i tifozëve të futbollit ka qenë i jashtëzakonshëm.

Një iniciativë e marrë nga tifozët në faqen ‘Change’ mbi 114 mijë tifozë e kanë nënshkruar peticionin për anulimin e këtij projekti.

Ndërkohë, grupacione tifozërish kanë paralajmëruar bojkotimin e ndeshjeve.

Përkrahësit e Liverpoolit ‘The Kop’ kanë kërkuar që të hiqen flamujt e tyre nga tribunat e stadiumit Anfield.

/Indeksonline/