Po zhvillohej bixhoz në Ferizaj, policia ndërhyn dhe arreston menaxherin

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka ndërhyrë në një lokacion në Ferizaj ku po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e organizimit të lojërave të bixhozit.
Me të marrë informacionin, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë sekuestruar 620 çipa apo (zhitona) të vlerave të ndryshme të cilët përdoren për lojëra të bixhozit dhe katër palë letra bixhozi.
I dyshuari, menaxher i lokalit është shoqëruar në stacionin policor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.