75 Mall Live Search
11:56 / E Enjte, 22 Prill 2021 / Blerim

Xhaka prezanton fanellat e reja të Kombëtares së Zvicrës

Granit Xhaka ka prezantuar fanellat e reja të Kombëtares së Zvicrës.

Puma gjatë ditës së sotme ka shfaqur fanellat e reja si mysafir që do t’i përdor Zvicra në ndeshjet e Kampionatit Europian, shkruan IndeksOnline

Në këto prezantime ka marrë pjesë edhe futbollisti kosovar, gjithashtu kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka.

“Zvicra jemi ne”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.

Kujtojmë që në Kampionatin Europian, Zvicra do të luaj kundër Uellsit, Italisë dhe Turqisë./IndeksOnline/