Pronari i një restoranti në Podujevë gjen para në lokalin e tij, dëshiron t’ia dorëzoj atij që i kanë humbur

Pronari i Restorant “Evropa” në Shtedim ka gjetur një shumë të parave brenda lokalit të tij.
Ai për Indeksonline ka treguar se dëshiron t’i kthej paratë atij që i kanë humbur.
Tutje, ai nuk ka zbuluar shumën e parave për shkak të konfidencialitetit.
Pronari i restorantit ka thënë se atij që i kanë humbur mund të vij në restorant t’i marr./Indeksonline/