75 Mall Live Search
18:01 / E Shtunë, 24 Prill 2021 / OSH

Policia gjen gulinov e armë të tjera në shtëpinë e Faton Brahimajt

Pak më parë IndeksOnline ka njoftuar se policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në shtëpinë e Faton Brahimaj, i dyshuari për vrasjen që ndodhi sot në Novosellë të Pejës.

Mësohet se gjatë bastisjes policia ka gjetur armë të ndryshme, duke mos përjashtuar këtu edhe një gulinov.

I vdekur nga kjo tragjedi ka mbetur Bashkim Brahimaj, i cili besohet të jetë qëlluar me AK47.

Gjithë ngjarja ndodhi për shkak të pronës, e cila nisi me një zënkë para disa ditësh. /IndeksOnline/