Basha voton: Sot është dita e Shqipërisë, sot është dita e demokracisë

Kandidati për kryeministër të Shqipërisë nga radhët e PD-së, Lulzim Basha ka shfrytëzuar të drejtën për votë.
Basha pas votimit ka thënë se sot është një ditë e mrekullueshme për Shqipërinë, transmeton Indeksonline.
“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë. Sot është dita e Shqipërisë, sot është dita e demokracisë. Dilni masavisht votoni, sot është dita juaj”, u shprehë Basha. /Indeksonline/