75 Mall Live Search
17:17 / E Diele, 25 Prill 2021 / A. A

Ish trajneri i Kosovës e kritikon Dritën: E çuditshme, bëhet fjalë për një skuadër me kualitet

Rafet Prekazi është befasuar me paraqitjen e Dritës në pjesën e dytë kundër Prishtinës.

Skuadra nga kryeqyteti fitoi ndeshjen 2-1, por për ish trajnerin e Kosovës U21, ishte e çuditshme se si kampioni aktual luajti pas disavantazhit.  

“Në pjesën e dytë Drita ra nga loja, sidomos pas barazimit të rezultatit. Lojtarët nuk u angazhuan. Është e çuditshme sepse bëhet fjalë për një skuadër me shumë kualitet” deklaroi Prekazi për Art Sport.

Prishtina me këtë fitore është afruar në vetëm 1 pikë diferencë me Ballkanin e Dritën të cilat prijnë Superligën me 64 pikë.

/Indeksonline/