75 Mall Live Search
18:37 / E Hënë, 26 Prill 2021 / OSH

Zyrtare: Keylor Navas merr vendim për të ardhmen e tij, vazhdon kontratën me PSG-në

PSG ka lajmëruar që portieri, Keylor Navas ka vazhduar kontratën.

Navas ka nënshkruar kontratë të re me PSG-në deri në vitin 2024, transmeton Indeksonline.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi u shprehë i lumtur që Navas po vazhdon me PSG-në.

“Ne jemi shumë të lumtur që Keylor Navas e ka vazhduar kontratën. Ai është portieri më i mirë në botë. Ai i jep shumë vetëbesim skuadrës dhe tifozët e duan atë”, u shprehë Al Khelaifi.  

34 vjeçari u transferua tek PSG në shtator të 2019-tës nga skuadra e Real Madrid./Indeksonline/