75 Mall Live Search
18:53 / E Hënë, 26 Prill 2021 / Blerim

Një person plagoset një lagjen Ulpiana në Prishtinë, arrestohet dorasi

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave që janë që ndodhën pak më parë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth  orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zyrtarja për Informim e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit.

“I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Personi i  dyshuar është arrestuar  nga ana e policisë dhe të njëjtit i është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorë në rast”, theksoi Ahmeti.