75 Mall Live Search
19:24 / E Hënë, 26 Prill 2021 / AR

Kurti s’ka marrë ftesë për takim me Vuçiqin më 11 maj në Bruksel

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimi Evropian, Joseph Borrell, ka thënë se më 11 maj në Bruksel do të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq.

Por Zyra e Kryeministrit të Kosovës nuk ka marrë ndonjë ftesë apo njoftim për këtë takim, shkruan Indeksonline.

Kështu u shpreh zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ai tha se ky dakordim mund të ketë qenë me Beogradin, por jo me Kosovën.

Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj. Ndoshta, kjo mund të ketë qenë ideja apo edhe dakordimi me Beogradin, por jo me neve. Kryeministri Kurti udhëton nesër në Bruksel, bashkë me zëvendëskryeminstrin Bislimi dhe zëvendëskryeministren Gërvalla, për takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së dhe me kreun e qeverisë belge. Datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm”, shkroi ai.