75 Mall Live Search
17:18 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / Blerim

Batatina: Nuk na mposhti Ballkani, na mposhtën gjyqtarët

Skuadra e Llapit është mposhtur në udhëtim në xhiron e 31-të të Superligës së Kosovës nga Ballkani me rezultat minimal 1 me 0.

Kjo ndeshje filloi dhe u mbyll me shumë polemika. Madje pati grushte, shqelma dhe tre kartonë të kuq, shkruan IndeksOnline

Për këtë ndeshje ka folur trajneri Tahir Batatina, i cili ia lë fajin gjyqtarëve për këtë humbje minimale.

“Gjyqtarët janë akterët kyresor në këtë ndeshje. Ne e dominuam Ballkanin gjatë gjithë kohës. Kishte momente ku gjyqtari vendoi ndeshjen. Kjo tregon profesionalizmin e gjyqtarëve tonë. Besforti sot ia dhuroi tre pikë Ballkanit. Për t’u bërë kampion duhet të luash futboll, ne sot luajtëm futboll. Penalltia ka ekzistu. Nuk është dhënë penalltia, nuk është dhënë faulli. Me këtë organizim, Ballkanit nuk i duhet as titulli e as Europa. Ishalla bahen kampion, por duhet të kenë një organzim ndryshe. Besfortit i them, urime për tre pikët që ia dhurove Ballkanit”, ka thënë Batatina pas ndeshjes.

Kujtojmë që Llapi mbetët në pozitën e pestë me 39 pikë, kurse Ballkani në pozitën e parë me 67 pikë./IndeksOnline/