Protagonisti i tollovisë në Suharekë: Më vjen keq për atë që ndodhi!

Lojtari i Ballkanit, Kushtrim Gashi ka kërkuar falje për tollovinë që u krijua në ndeshjen me Llapin.
Takimi mes Ballkanit dhe Llapit nuk shkoi siç duhet, pasi pati përleshje, fyrje, grushta, kartonë të kuq e gjithçka, shkruan IndeksOnline
Futbollisti që nxiti këtë tollovi, Kushtrim Gashi ka kërkuar falje përmes rrjeteve sociale.
“Më vjen keq për atë tollovi që ndodhi sot, që nuk ishte e nevojshme. Në video shihet qartë ndërhyrja e rrezikshme në Arbër Potokun, e që nuk u akordua dhe pastaj ndërhyrja ime e cila mund të ishte një faull në suaza sportive.”, ka shkruar Gashi.
Kujtojmë që Ballkani fitoi minimalisht 1 me 0 me golin e vetëm të shënuar nga Blendi Baftiu./IndeksOnline/