75 Mall Live Search
21:22 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / Blerim

Kosova humb nga Mali i Zi, por shpresa për kualifikim nuk është shuar

Kombëtarja e Kosovës në hendboll pësoi humbje nga Mali i Zi 27:22 (10:13), në ndeshjen e luajtur sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Djemtë tanë dhanë maksimumin, por fati dhe gabimet e shkaktuara në fazën e sulmit, ua lehtësuan malazezëve fitoren.

Ndeshjen nga afër e ndjeki edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Me shtatë gola të realizuar, Drenit Tahirukaj ishte më i miri tek kombëtarja jonë.

Pavarësisht humbjes, ëndrra për kualifikim në Kampionatin Evropian 2022 nuk është shuar.

Kosova shpreson që nga pozita e tretë, në të cilën ndodhet tani të kualifikohet në Evropian. Një gjë e tillë varet nga takimet e ardhshme të Kosovës dhe të kundërshtarëve të saj.