75 Mall Live Search
10:43 / E Enjte, 29 Prill 2021 / OSH

Babai raporton në Polici: Vajza ime është larguar nga shtëpia dhe s’di ku ndodhet

Rastet e zhdukjeve të të miturve por edhe personave të tjerë nga familjet e tyre, janë pjesë e raporteve policore, transmeton IndeksOnline.

Një i tillë është paraqitur edhe ditën e djeshme në Stacionin Policor në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Babai ka raportuar në Polici se vajza e tij është zhdukur që nga e marta dhe nuk është kthyer në shtëpi.

Ai po ashtu nuk e di as se ku mund të ndodhet, duke kërkuar kështu ndihmën e organeve të rendit.