Daku: Nuk po mendoj për rekordin, primare është të shpallemi kampion

Ballkani po kërkon titullin e parë kampion në historinë e vetë. Ekipi nga Suhareka, pas 31 javësh është lider në Superligë dhe nëse fiton ndeshjet e mbetura do të arrijë këtë objektiv.
Futbollisti kryesor I skuadrës sivjet ka qenë Mirlind Daku, duke shënuar plot 28 gola në kampionat.
Atij i duhet vetëm edhe një gol për të thyer rekordin e golashënuesit më të mirë në Superligë.
“Nuk jam duke menduar për rekord, por për të ndihmuar ekipin me arrit objetivin, po e arrita do të jetë mirë por nuk është primare ajo. Tash kemi edhe 5 ndeshje deri në fund dhe sikur në çdo ndeshje tjetër, do të futemi vetëm për fitore” deklaroi Daku për Indeksonline.
Kujtojmë, se tre skuadra sivjet po luftojnë për titullin e kampionit, Ballkani, Prishtina e Drita.
/Indeksonline/