75 Mall Live Search
10:38 / E Premte, 30 Prill 2021 / k.v

Policia ndalon veturën e dyshuar në Prishtinë, gjen mariuhanë

Gjatë kontrollit në veturën e një të dyshuari në Prishtinë, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të dyshuar të substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 260.2 gramë, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa gjatë kontrollimit, në trupin e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një qese me bari që dyshohet po ashtu të jetë marihuanë me peshë 0.8 gram.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/