Pogba ishte agjerushëm gjatë ndeshjes me Romën: Allahu na ndihmoi!

Paul Pogba bëri paraqitje fantastike mbrëmë në fitoren e Manchester Unitedit 6-2 kundër AS Roma në gjysmëfinalen e parë të UEFA Europa League.
Mesfushori francez shënoi një gol në fitoren e ‘Djajve të Kuq’, shkruan IndeksOnline
Ashtu siç raporton gazetarja e njohur, Rashmin Chowdhury – Pogba ishte me Ramazan gjatë ndeshjes së mbrëmshme.

“Pogba ishte agjerushëm gjatë mbrëmjes. Në fund të ndeshjes, gjatë intervistës ai hapi një pije energjike. E gjitha kjo me një buzëqeshje të madhe. E pyeta se si e menaxhoi ndeshjen agjerushëm, ai tha: “Allahu na ndihmoi neve”, ka shkruar në rrjetet sociale gazetarja, Reshmin Chowdhury.
/IndeksOnline/