Zyrtare: Mingueza nënshkruan kontartë të re me Barcelonën

Oscar Mingueza Garcia ka firmosur kontratë të re me Barcelonën.
Mingueza ka nënshkruar deri në vitin 2023 me klubin katalunas, shkruan IndeksOnline
Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga La Liga përmes rrjeteve sociale.
21-vjeçari i cili erdhi te Barça nga Akademia, kishte kontratë vetëm deri në fund të muajit qershor në këtë vit. Por, e kishte mundësinë të firmoste për dy vite, të cilën e bëri sot./IndeksOnline/