75 Mall Live Search
17:59 / E Shtunë, 01 Maj 2021 / Blerim

Çfarë gare e nxehtë në Ligën e Parë, këto dy skuadra mund të futen në Superligë

Një garë tejet e nxehtë po zhvillohet në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Sonte u zhvillua xhiro e 25-të e Ligës së Parë, ku solli rezultate tejet befasuese, shkruan IndeksOnline

Skuadra e Ulpianës, e cila është në pozitën e parë në Grupin B – barazoi befasisht 1 me 1 me Vllazninë e Pozheranit.

Në anën tjetër, klubi që po lufton për pozitën e parë, Flamurtari fitoi 2 me 4 kundër Ferizajt.

Ulpiana është skuadra që po pretendon futjen në Superligën e Kosovës nga Grupi B. Ata janë në pozitën e parë me 47 pikë, një më shumë se vendi i dytë Flamurtari (46).

Në Grupin A pati ndeshje tejet interesante, me Vushtrrinë që mposhti Dukagjinin 3 me 1 dhe vendosi këta të fundit në pozitën e dytë.

Fitore të madhe arriti klubi i Malishevës me rezultat 2 me 0 kundër Drenasit.

Me fitore, Malisheva është skuadra e parë me 54 pikë, dy më shumë se Dukagjini (52).

Duke i parë tabelat në dy grupet, skuadra e Malishevës dhe ajo e Ulpianës janë afër futjes në Superligën e Kosovës./IndeksOnline/