75 Mall Live Search
17:23 / E Diele, 02 Maj 2021 / A. A

Shtyhet derbi Manchester United – Liverpool, shkaku i protestës së tifozëve

Ndeshja mes Manchester United dhe Liverpoolit është shtyrë.

Tifozët e Manchester United ka disa orë që po protestojnë para stadiumit Old Trafford.

Mijëra prej tyre kanë hyrë me dhunë brenda duke shkaktuar dëme materiale.

Futbollistët e Liverpoolit janë ende ne hotel ndërsa ende nuk ka ndonjë konfirmim nëse ndeshja do të zhvillohet sot.

Tifozët e Manchester United janë duke kërkuar largimin e pronarëve të klubit, familjes Glazer.

/Indeksonline/