75 Mall Live Search
21:35 / E Hënë, 03 Maj 2021 / AR

Mbi 1 mijë të infektuar gjatë javës së kaluar

Gjendja epidemiologjike në Kosovë duket se është përmirësuar.

Kjo vërehet nga shifrat e të infektuarve, gjatë javës së kaluar, shkruan Indeksonline.

Që nga e hëna (26 prill) deri më dje (2 maj), janë raportuar 1493 raste me Covid-19.

Brenda kësaj periudhe kohore, si pasojë e infektimit me koronavirus kanë ndërruar jetë 54 persona.

Kosova aktualisht është pa vaksina kundër këtij virusi, pasi që kontigjenti i parë prej 24 mijë dozave është harxhuar.

Kontigjenti prej 5 mijë vaksinave pritet të vije këtë të mërkure.

Kështu ka konfirmuar kryetarja e Komisionit për Shëndetësi e Kuvendit të Kosovës, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Rreth 5000 vaksina arrijnë të mërkurën, e pastaj vijnë pandërprerë, deri në arritje të synimit tonë“, tha ajo./Indeksonline/