75 Mall Live Search
20:48 / E Hënë, 03 Maj 2021 / AR

Haradinaj nga Prizreni kërkon ndihmën e shtetit për ekonominë: Është koha për vendime të guximshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sonte ka qëndruar në Prizren, i ftuar nga miku i tij Varis Xhejlani.

Haradinaj, e falënderoi mikun e tij Varsi Xhejlanin për mikpritje dhe po ashtu kërkohi që të hapet ekonomia e sidomos sektori i gastronomisë.

“Në Prizrenin e bukur, sonte na bashkoi miku im Varis Xhejlani. 

Vlerat shpirtërore gjithmonë na kanë bërë bashkë si popull e iftari paraqet përpos gëzimin për agjëruesit edhe barazinë e solidaritetin mes atyre që ndajnë ushqimin mes vete. 

Paraprakisht, kam vizituar biznesin e Jahja dhe Besfort Brikës dhe kam shprehur edhe njëherë përkrahjen time për hapjen e mëtutjeshme të ekonomisë, veçanërisht sektorit të gastronomisë’, ka shkruar Haradinaj.

“Gjithashtu, me Varisin i cili kryeson Shoqatën “Esnaf”, shkëmbyem mendime për pasojat e shkaktuara nga gjendja pandemike, sidomos për kategorinë që ai përfaqëson, biznesmenët dhe zejtarët”, shtoi ai.

Haradinaj ndër të tjera tha se rimëkëmbja ekonomike, kërkon intervenimin e shtetit në favor të ruajtjes së vendeve të punës, ndalimit të degradimit të mëtutjeshëm ekonomik dhe ndalimin e rritjes së varfërisë.

‘Rimëkëmbja ekonomike, kërkon intervenimin e shtetit në favor të ruajtjes së vendeve të punës, ndalimit të degradimit të mëtutjeshëm ekonomik dhe ndalimin e rritjes së varfërisë. Është koha për vendime të guximshme që të ndalohen pasojat afatgjate të krizës ekonomike. 

Varisin e falënderoj për mikpritjen, e besimtarëve agjërim të lehtë e të pranuar’, u shpreh Haradinaj.

Kujtojmë se, një kërkesë të tillë Haradinaj e kishte bërë edhe në Kuvendin e Kosovës.