Aksident në Banullë, dy persona nisën për në emergjencë

Në Banullë të Lipjanit ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore ku të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:00,në fshatin Banullë të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, theksoi ajo.
Në vendin e aksidentit ka dalë policia e trafikut e cila është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/