75 Mall Live Search
17:53 / E Martë, 04 Maj 2021 / A. A

“Lewandowski i Malishevës” e pëlqen Ronaldon

Albion Rrahmani është golashënuesi më i mirë sivjet në Ligën e Parë.

Ai ka qenë futbollisti kryesor i Malishëves, në synimin e objektivit kryesor që është rikthimi në Superligë.

Përveç formës së mirë dhe golave, Rrahmani ka bërë famë në një tjetër aspekt.

Në rrjetet sociale është bërë virale një video e komentatorit të TV Malisheva, që i ka dhënë Rrahmanit epitete interesante si ‘djalë dukat’ e ‘Lewandovski i Malishevës’.

Rrahmani thotë se shkaku i kësaj videoje ka rritur shoqërinë në rrjetet sociale.

“Shumë njerëz më kanë ndjekur në Facebook e Instagram. Unë e pëlqejë Cristiano Ronaldon, ndërsa si klub Real Madridin.

“Në fund të edicionit më skandon kontrata me Malishevën dhe pastaj do të ulemi të flasim për më tutje” deklaroi Rrahmani për Indeksonline.

Ai bëri të ditur që ka marrë oferta nga disa skuadra të Superligës por së shpejti do të vendos për të ardhmen.

/Indeksonline/