Dhurohet gjak për personat e lënduar në aksidente trafiku
Sot në Kolegjin “Tempulli” në Prishtinë, mbahet aksioni humanitar i dhurimit të gjakut dedikuar personave të lënduar në aksidente trafiku.
Aksioni zhvillohet në kuadër të shënimit të Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor.
Këtë vit për herë të tretë Kosova i bashkohet shteteve të ndryshme në botë të cilat shënojnë Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor, ndërsa sikurse edhe viteve tjera në Kosovë aktivitetet do të koordinohen nga Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” në bashkëpunim me partnerët e Forumit të Kosovës për siguri në rrugë.