Edhe tifozët e Liverpoolit do të përfaqësohen në Bordin drejtues

Tifozët besnik të Liverpoolit, Spirit of Shankly (SOS) thonë se kanë zhvilluar bisedime “pozitive” me shefin ekzekutiv të Liverpoolit, Billy Hogan ndërsa kërkon përfaqësimin e tifozëve në bordin e drejtorëve të klubit.
Katër anëtarë të sindikatës së mbështetësve të Liverpoolit u ftuan të merrnin pjesë në një takim me Hogan dhe zyrtarë të tjerë të martën ndërsa klubi synon të ndreqë gabimet pas përfshirjes së pronarit kryesor John W Henry në Superligën Evropiane tani të dështuar.
Pronarët e Reds, Fenway Sports Group ishin ndër drejtuesit kryesorë të projektit i cili u shemb brenda 48 orësh nga fillimi i planeve pas protestave nga të gjitha cepat e lojës, me tifozët që protestuan jashtë ndeshjeve të Premier League për të shprehur kundërshtimin e tyre. /IndeksOnline/