Premier Liga e konfirmon, dy javët e fundit zhvillohen pa tifozë mysafirë

Kanë mbetur më pak se dy javë deri te hapja e dyerve të stadiumeve për tifozët e futbollit në Premier Ligë.
Qeveria angleze ka vendosur që në dy javët e fundit të sezonit të lejohen nga 10 mijë tifozë në tribuna, shkruan Indeksonline.
Megjithatë, Premier Liga sot mori vendim që asnjë tifoz mysafirë të mos lejohet.
Xhiroja e 37-të zhvillohet me 18 dhe 19 maj, ndërsa xhiroja e fundit, të dielën me 23 maj.
/Indeksonline/