Njerëz të armatosur vrasin ish-prezantuesin televiziv më pas ikin

Disa njerëz të armatosur vranë një ish-prezantues ndërsa po udhëtonte në qytetin jugor të Kandahar, tha një zyrtar provincial, duke shtuar frikën për lirinë e shtypit.
Nimat Rawan u qëllua në mesditë nga dy sulmues, transmeton Indeksonline.
Vrasja rrit shqetësimet për fatin e gazetarëve afganë ndërsa trupat amerikane tërhiqen. Shumë kanë frikë se dhuna do të rritet dhe do të ketë hakmarrje kundër atyre që kanë punuar me forca të huaja.
Rawan ishte një ish-prezantues për kanalin e njohur lokal Tolonews. Ai kishte punuar në zyrën e mediave të Ministrisë së Financave.
Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin, por kjo vjen një ditë pasi talebanët lëshuan një kërcënim për gazetarët afganë që i konsideronte shumë të afërt me agjensitë e sigurisë të mbështetura nga SHBA.
Afganistani konsiderohet si një nga vendet më të rrezikshëm në botë për gazetarët. Që nga viti 2006, rreth 76 gazetarë janë vrarë në Afganistan, sipas UNESCO, raporton Abc News./Indeksonline/