Matoshi e VV-së: Nuk po bëja selfie, po xhiroja deputetët e Listës Serbe që po qeshnin

Në media u raportua se derisa po përplaseshin deputetët e LVV-së me ata të PDK-së, deputetja, Adriana Matoshi e Vetëvendosjes po bënte selfie.
Megjithatë, këto raportime ka demantuar përmes një postimi, transmeton Indeksonline.
Matoshi ka shkruar se ajo po xhironte deputetët e Listës Serbe që po qeshnin me skenat në Kuvend.
Postimi i plotë:
Nuk është selfie medie të dashura. Është regjistrim/inçizim i të qeshurave dhe reagimeve të deputetëve të Listës Serbe, përderisa deputetët e PDK-së ofendonin ministren Donika Gërvalla. Tmerr të shohësh skena të tilla në Kuvend, edhe më tmerr të shohësh teksa kënaqen deputetët serb.
Qe edhe dëshmia!