75 Mall Live Search
08:15 / E Premte, 07 Maj 2021 / Blerim

Irving bën super paraqitje, por e mposht skuadra e Luka Doncic

Skuadra e Dallas Mavericks ka fituar kundër Brooklyn Nets me rezultat 113-109, në një ndeshje tejet interesante.

Basketbollisti i mbrëmjes ishte ai i Brooklyn, Irving – që realizoi 45 pikë, bëri 5 kërcime dhe 4 asistime, shkruan IndeksOnline

Te kundërshtarët, më i miri ishte slloveni, Luka Doncic që bëri 24 shënime, 10 kërcime dhe 8 asistime.

Një mbrëmje të mirë e pati edhe amerikani, Hardaway me 23 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime.

Fitore këtë raund ka shënuar edhe Golden State Warriores që mposhten 118-97 ekipin e Oklahoma Cityt./IndeksOnline/