Kushdo që hyn në Kosovë në njërën nga këto tri shtete, 2 javë do të jetë në karantinë

Në mbledhjen që po e mbanë aktualisht Qeveria e Kosovës, janë votuar edhe disa masa të reja për pandeminë.
Një nga masat e reja është detyrimi i karantinës për 14 ditë për udhëtarët nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut.
“Ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat që vijnë nga vendet si India, Brazili dhe Afrika e Jugut. Shtetasit e Kosovës që vijnë nga këto tre vende duhet të futen në karantinë për 14 ditë, dhe të testohen dy herë në javë”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Masat nuk vlejnë për shtetasit kosovarë që udhëtojnë në këto vende tranzit dhe qëndrojnë më pak se 48 orë./Indeksonline/