75 Mall Live Search
22:39 / E Diele, 09 Maj 2021 / C E

Afër rikthimit në Champions, Milani e “shkatërron” Juventusin

Milani ka fituar derbin e Serie A ndaj Juventusit.

Kuqezinjtë kanë mposhtur si mysafir Zonjën e Vjetër me rezultat 0-3 në ndeshjen e javës së 35-të të kampionatit italian.

Skuadra e Piolit kaloi në epërsi në minutën e fundit të pjesës së parë me një gol të bukur nga Brahim Diaz.

Kessie kishte mundësi të artë të shënonte golin e dytë në minutën e 58-të por gaboi nga penalltia.

Megjithatë golin e dytë e realizoi Ante Rebic në minutën e 78-të me një goditje nga distanca.

Golin e tretë për Milanin e Realizoi Tmori në minutën e 82-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e tretë me 72 pikë, sa ka edhe Atalnta dhe dy më shumë se Napoli dhe tri më shumë se Juventusi. /IndeksOnline/