75 Mall Live Search
09:02 / E Hënë, 10 Maj 2021 / Blerim

Policia e Munchenit tallet me skuadrat e Bundesligës, në kërkim të rivalit të Bayernit!

Një postimi nga faqja zyrtare e Policisë së Munchenit në Gjermani është bërë virale në rrjete sociale.

Fjala është për postimin e bërë në lidhje me suksesin e Bayernit për 9 vitet e fundit në Bundesligë, shkruan IndeksOnline

‘Polizei Munchen’ shkruan se konkurrenca në Bundesligë është zhdukur prej 9 vitesh, madje ata shkojnë më tutje ku thonë që informacionet me vlerë t’i dërgojnë të Bayerni apo në stacionin e Policisë.

“Konkurrenca në Bundesligë është zhdukur prej 9 vitesh. Ju lutemi që të dërgoni çdo informacion me vlerë te FC Bayerni ose në çdo stacion të Policisë”, shkruan faqja në fjalë.