75 Mall Live Search
16:05 / E Hënë, 10 Maj 2021 / k.v

Arrestohet shqiptari me 400 kg drogë, ishte nisur me varkë drejt Italisë

Një helikopter i Guardia di Finanza duke marrë pjesë në operacionin e “Frontex” mes Shqipërisë dhe Italisë, zbuloi një varkë 6 metra e gjatë që lëvizte me shpejtësi drejt bregdetit italian në jug të Brindisit, transmeton IndeksOnline.

Falë ekuipazhit vigjilent të helikopterit, dy anije “GdF” gjurmuan varkën e shpejtësisë përpara se të kishte shansin të arrinte në brigjet italiane.

Të fshehur në ndarje të veçanta, oficerët gjetën afro 400 kg marijuanë me vlerë 4 milionë euro.

Ata gjithashtu arrestuan një shtetas shqiptar të dyshuar për kontrabandë të drogës./IndeksOnline/