Për golashënuest po dihet, por kush do të jetë asistuesi më i mirë këtë sezon në Superligë?

Këtë sezon golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës veç se po dihet. Mirlind Daku i Ballkanit ka krijuar një distancë tejet të madhe me vendin e dytë.
Daku ka shënuar 27 gola deri më tani, ndërsa në pozitën e dytë është Simonovski i Feronikelit me 12 gola, transmeton Indeksonline.
Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund, Daku sigurt do të fitoj çmimin e golashënuesit më të mirë.
Luftë e ashpër për çmimin e asistuesit më të mirë është duke u zhvilluar. I pari është Ermal Krasniqi i Ballkanit me 8 asistime.
Në pozitën e dytë është Endrit Krasniqi i Prishtinës me 7 asistime. Pas tij me nga 6 asistime vijnë, Armend Thaçi dhe Blend Baftiu të Ballkanit dhe Ahmed Januzi i Llapit. /Indeksonline/