Mediat italiane kritikojnë Muriqin, humbi rast të 100 për qind!

Vedat Muriqi ka bërë një paraqitje tjetër skandaloze në fitoren e SS Lazios minimalisht 1 me 0 kundër Parmas, e vlefshme për xhiron e 36-të në Serie A.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës luajti deri në minutën e 57’të, për t’u zëvendësuar më pas nga Correa, shkruan IndeksOnline
Muriqi pati një rast të 100 për qind në këtë ndeshje, por dështoi të shënonte.
Për këtë rast kanë reaguar mediat italiane, duke e vlerësuar Muriqin me notën 4. “Katastrofale”!
Kujtojmë që Vedat Muriqi ka shënuar vetëm një gol në Serie A./IndeksOnline/
