75 Mall Live Search
15:01 / E Premte, 14 Maj 2021 / OSH

Ironizon Tërmkolli pas tollovisë tek “1 Tetori”: “Me pas m’ajtë fmija shpi, Kola jem i kish m’ajtë tri”

Ish -deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka ironizuar pas tollovisë që është krijuar sot tek qendra “1 Tetori” duke thënë se “me pas m’ajtë fmija shpi, Kola jem i kisht m’ajtë tri”.

Kujtojmë se mëngjesin e kësaj të premte, tek qendra e vaksinimit “1 Tetori” është krijuar tollovi e madhe teksa shumë të moshuar ishin duke pritur në radhë për t’u vaksinuar.

Ndërsa, pas kësaj tollovie ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë sipas së cilës tek qendra “1 Tetori” mund të vaksinohen vetëm qytetarët nga Prishtina, ndërsa tollovia është krijuar pas ardhjes se qytetarëve tek kjo qendër nga qytete tjera.