75 Mall Live Search
17:27 / E Premte, 14 Maj 2021 / Blerim

Delegohen gjyqtarët e xhiros së 35-të, ja kush e ndan drejtësinë në derbin Gjilani – Prishtina

Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët për ndeshjet e xhiros së 35-të të Superligës së Kosovës.

E gjithë vëmendja do të shkojë në ndeshjen Gjilani – Prishtina, ku pritet të jetë një përcaktuese për titullin kampion.

Prishtina është e para me 75 pikë, ku ka pesë pikë më shumë se Drita dhe një barazim apo humbje do ti komplikonte tejet mase punët për skuadrën e Zekrija Ramadanit.

Për ndeshjen ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, FFK-ja  ka deleguar gjyqtarin, Gramoz Shala i ndihmuar nga asistentët, Bujar Selimaj, Besnik Morina, Mentor Ajeti dhe Hajriz Hajdari.

Më poshtë mund të shikoni listën e gjyqtarëve të deleguar nga FFK për të gjitha ndeshjet e xhiros së 35-të.