12:15 / E Diele, 16 Maj 2021 / Blerim

DJ francez performon në Alpet Zvicerane

Ai performoi në majën 3000 metra të lartë në Scex Rouge, një mal në Zvicrën jug-perëndimore.

Artistët kanë zgjedhur mënyra interesante për të performuar edhe gjatë pandemisë.

Por, një DJ nga Franca, ka zgjedhur Alpet Zvicerane me një lartësi mbidetare prej 3000 metrave, përcjell albinfo.ch.

DJ Teho kishte frikë edhe nga lartësia, por të gjitha i kapërceu dhe performanca e tij mori shumë reagime pozitive. Ai vendosi të ‘festojë’ kështu largimin nga pandemia, ku tashmë shumë masa janë lehtësuar.

Teho guxoi që të realizonte muzikë me temperatura nën zero në majën 3000 metra të lartë në Scex Rouge, një mal në Zvicrën jug-perëndimore.

Për të ishte e parë që performonte në male, i rrethuar nga malet Matterhorn, Mont Blanc dhe Eiger. Paraqitja e tij u organizua nga Le Cercle, një kompani livestream që filmon dhe transmeton performanca të drejtpërdrejta DJ në vende të pazakonta.