E rrahu të dashurën, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Është arrestuar një person I dyshuar në Prishtinë pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij.
Rasti sipas policisë ka ndodhur gjatë fundjavës, transmeton IndeksOnline.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/