Nëse Juventusi përfundon në Evropa Ligë, Gatusso do të jetë trajneri i ri

Në Serie A edhe 1 xhiro përfundon sezoni. Në javën e fundit, Juventus do të mësoj fatin e saj nëse do të marr pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Juventusit i duhet të dështoi Milano apo Napoli dhe në anën tjetër të fitoj vetë që të kap biletën e fundit për kualifikim në Ligë të Kampionëve, në të kundërtën do të luajnë në Evropa Ligë, transmeton Indeksonline.
Mediumi italian “Tuttosport” shkruan se në rast që Pirlo dështon ta kualifikoj skuadrën në Ligë të Kampionëve, atëherë do të shkarkohet e në vend të tij do të vendoset, Genaro Gatusso.
Genaro Gatusso për momentin është trajner i Napolit. Në të kaluarën ka udhëhequr edhe Milanin. /Indeksonline/