75 Mall Live Search
19:05 / E Martë, 18 Maj 2021 / C E

Babai e fut në garazh në temperaturë -7°C sepse urinoi në pizhame, humb jetën 8-vjeçari autik

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ShBA. Mediat e huaja, bëjnë me  dije se një efektiv policisë së New Yourk-ut Michael Valva, ka mbyllur në garazh të birin autik në temperaturën -7 gradë celsius pasi ai kishte urinuar në pizhame.

Mësohet se i mituri nuk i ka rezistuar të ftohtit e si pasojë ka humbur jetën.

Thomas Valva, i cili ishte në spektrin e autizmit, u la për orë të tëra në garazh, ndërkohë i ati i tij tashmë po përballet me akuzën e vrasjes.

Djali në moshën 8 vjeçare vdiq nga hipotermia.

Michael Valva dhe gruaja e tij Angela Pollina, tashmë janë prindër të 5 fëmijëve pas vdekjes së Thomas.