75 Mall Live Search
08:25 / E Mërkurë, 19 Maj 2021 / OSH

Ferizajasi e merr me dhunë në shtëpi shtetasen e Shqipërisë, punonte në kafiteri

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nën kërcënimin e armës ka arritur ta dërgoj në shtëpi shtetasen e Shqipërisë, e cila punonte në një kafiteri në Ferizaj, shkruan IndeksOnline.

Sipas PK-së, viktima ka arritur të largohet nga shtëpia e të dyshuarit kurse nuk raportohet për të arrestuar.

“Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj 18.05.2021-00:05. Viktima femër shtetase e Shqipërisë, deri sa ishte duke punuar në një kafiteri  ishte kanosur me thikë nga i dyshuari mashkull  kosovar  i cili ka arritur që nën kërcënim viktimën ta dërgoi në  shtëpinë e tij. Viktima ka arritur të largohet nga shtëpia e të dyshuarit. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/