UEFA shpërblen Barçën me 460 mijë euro pasi fitoi Ligën e Kampionëve te femrat

Javën e kaluar, ekipi i femrave të Barcelonës fitoi Ligën e Kampionëve pasi mposhti Chelsean në finale me rezultat 4-0.
Për këtë sukses, katalunasit u shpërblyen me 460 mijë euro nga UEFA.
Dallimi në këtë kompeticion me atë të meshkujve është drastik.
Fituesi i këtij edicioni te meshkujt, Chelsea apo Manchester City do të arkëtojnë hiç më pak se 80 milionë euro.
/Indeksonline/