“Serbia po e humb edhe një Kosovë”
Fshatrat serbe dita-ditës po ‘plaken’. Kjo ngase në madje 86 për qind të tyre numri i banorëve po zvogëlohet drastikisht, derisa rreth 1.200 janë në fazën e zhdukjes së plotë.
E madhësia e tyre është e përafërt me gjithë territorin e Kosovës, është paralajmëruar të premten në forumin “Ushqim për Evropë” në Vërdnik.
“Përveç tendencës negative demografike, një prej problemeve kryesore të fshatrave të sotme është edhe gjendja jo e mirë ekonomike dhe fragmentimi i pasurisë, si dhe numri gjithnjë më i madh i banorëve të moshuar. Mirëpo problemet më të mëdha janë vërejtur në rajonet malore”, ka thënë Dragan Shkoriq, kryetar i Këshillit për fshatra në Akademinë Serbe të Shkencave, raporton Tanjug.
Duke i prezantuar të dhënat alarmuese, Shkoriq ka thënë se janë vetë fshatarët ata që po i braktisin fshatrat, ku jetesa e tyre varet prej nga puna në ara.