BILD: Nëse Bremen bie nga Bundesliga, Rashica largohet!

Skuadra e Werder Bremen rrezikon të bie nga Bundesliga. Klubi gjerman është në pozitën e 16-të, pozitë kjo që dërgon në playoff, por ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund.
Ata rrezikojnë që të bijnë edhe në pozitën e 17-të, nëse pësojnë disfatë nga Monchengladbach (dhë nesë Koln fiton), shkruan IndeksOnline
BILD raporton se nëse klubi i Bremen bie këtë sezon nga Bundesliga, rreth 13 yje do të largohen – në mesin e tyre është edhe Milot Rashica.
*** BILDplus Inhalt *** Werder vor dem Zerfall – Diese 13 Stars wären bei Abstieg weg https://t.co/Vs6NMXJz0u #werder #werderbremen #svwerder
— BILD Werder Bremen (@BILD_Werder) May 19, 2021
Madje ylli i Kombëtares së Kosovës që nga afati i verës 2020 është duke kërkuar largimin nga kjo skuadër.
Rashica ishte në bisedime me dy klube të njohura, Aston Villa dhe Bayer Leverkusen.

Gjatë këtij afati veror, kjo dyshe pritet të interesohet sërish për yllin kosovar. Madje, tani me një çmim dukshëm më të ulët sesa gjatë verës së kaluar.
Vlera e Rashicës në ‘Transfermarkt’ shkon deri 12 milionë euro./IndeksOnline/