75 Mall Live Search
18:36 / E Enjte, 20 Maj 2021 / Blerim

Kush është gjyqtari Paolo Valeri, që ndau drejtësinë në tri takime për Juventusin?

Serie A tashmë ka publikuar edhe gjyqtarët për rundin e fundit të këtij sezoni.

Drejtësinë në ndeshjen mes Atalantës dhe Milanit do ta ndaj gjyqtari, Maurizio Mariani ndërsa takimin Bologna – Juventus, Paolo Valeri, gjyqtar ky që ishte dhe në dy ndeshje të tjera vendimtare për ‘Zebrat’, shkruan IndeksOnline

Në betejën e Ligës së Kampionëve, fati i Juventusit është në duart e Atalantas dhe Hellas Verona, të cilët duhet të marrin pikë përkatësisht kundër Milanit ose Napolit për t’i dhënë një mundësi lojtarëve të Andrea Pirlo për të siguruar një vend në katërshen e parë.

E dyshimet e para janë te gjyqtari, Paolo Valeri i cili në muajin maj ndau drejtësinë në takimin, Juventus – Milan, Juventus – Atalanta dhe Juventus – Cagliari.