75 Mall Live Search
10:49 / E Premte, 21 Maj 2021 / k.v

Ramiz Lladrovci vazhdon ta mbajë fotografinë e Hashim Thaçit në zyrë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ditën e sotme e ka nisur me një mesazh në rrjetin social Facebook duke e shoqëruar edhe me një fotografi të tij.

Mesazhi i shkruan nga Lladrovci nuk dihet saktësisht kujt po i drejtohet, por ajo çfarë shihet në zyrën e tij është ende fotografia e ish presidentit Hashim Thaçi.

“Po mundohen disa me u bë të rëndësishëm, por, jo. Dihet, nëse nuk e dinë disa që shiten të dijshëm, trima e punëtorë, ndiqni lajmet..” shkruan Lladrovci në Facebook.

Postimi i plotë:

Po mundohen disa me u bë të rëndësishëm, por, jo. Dihet, nëse nuk e dinë disa që shiten të dijshëm, trima e punëtorë, ndiqni lajmet…