Protestojnë gastronomët, mbyllin lokalet në ora 17:00, që të jenë të pranishëm në sheshin “Skënderbeu” në ora 18:00

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës me 25 maj do të mbajnë një protestë në shenjë pakënaqësie ndaj vendimeve të Qeverisë ndaj Gastronomisë përgjatë pandemisë.
Me 25 maj, mbyllin lokalet në ora 17:00, që të jenë të pranishëm në sheshin “Skënderbeu” në ora 18:00, transmeton Indeksonline.
Protesta mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës.
“Me një vaksinë nuk çel vera”, është motoja e Shoqatës së Gastronomëve për këtë protestë./Indeksonline/
